“Squid Game”, regjisori i shfaqjes dëshiron Leonardo DiCaprion në kast

“Squid Game”, regjisori i shfaqjes dëshiron Leonardo DiCaprion në kast

Showbiz September 17, 2022 - 10:40

Pas suksesit të paprecedentë, “Squid Game” rikthehet me regjisorin e serialit që e ngriti jo pak shifrën për sa i përket kastit.

Kjo rrjedh nga fakti se Hwang Dong-hyuk , i cili po ashtu është duke shkruar skenarin për fenomenin Netflix, po mendon t’i kërkojë Leonardo DiCaprio t’i bashkohet.

Dong-hyuk së ëfundmi mori pjesë në një intervistë në Seul dhe u pyet për mundësinë e pjesëmarrjes së yllit të Hollivudit në “Squid Game”.

Në përgjigjen e tij, ai e bëri të qartë se nuk ka një gjë të tillë të planifikuar për sezonin 2, por ai është i hapur ndaj idesë për të përfshirë një emër të madh nëse rrethanat e lejojnë.

Ai përmendi konkretisht Leonardo DiCaprion, i cili është deklaruar fans i “Squid Game”, duke lënë të hapur mundësinë për më shumë diskutime.

“Nuk do të ketë asnjë aktor të famshëm të Hollivudit në sezonin 2. Kjo nuk është në plan dhe nëse ndryshon ndoshta do të jetë në sezonin 3. Sezoni 2 është ende i vendosur në Kore. Leonardo DiCaprio ka thënë se ai është një fans i serialit, kështu që nëse koha ose mundësitë e lejojnë, ne mund t’i kërkojmë atij të marrë pjesë në lojëra, “tha Dong-hyuk.

Xhirimet për sezonin e dytë fillojnë në vitin 2023

Hwang Dong-hyuk gjithashtu përmendi se xhirimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm, me episode të reja të disponueshme në vitin 2024.

Sezoni i 2-të i “Squid Game” u konfirmua së fundmi përmes një deklarate zyrtare në llogaritë e rrjeteve sociale të Netflix. /abcnews