Street Party Prishtina po vjen më 18 shtator

Street Party Prishtina po vjen më 18 shtator

Showbiz September 11, 2022 - 15:52

Për shkak të motit të papërshtatshëm, Street Party Prishtina, i planifikuar të mbahet në korrik, është shtyrë për një kohë më të mirë.

Nuk ju kemi lënë me pritë edhe shumë, pasi festivali juaj i dashur po vjen me shumë energji në shtator!

Street Party Prishtina, çdo vit vjen në kryeqytet për të ia kthyer energjinë dhe gjallërinë rrugëve me shumë muzikë, shoqëri dhe dashuri për kryeqytetin!Street Party Prishtina, nuk është veç një ndejë – është një kauzë e cila bon bashkë qytetarët, artistët, muzik-dashësit, inovatorët dhe krejt ata që kanë qejf me e pa Prishtinën t’gjallë e t’lumtun!

Për 10 orë pa ndalë, Street Party Prishtina do të ofroj muzikën ma të mirë House, Jazz, Funky nga artistë vendor, rajonal dhe ndërkombëtar! E nën tingujt e muzikës, krejt të pranishmit munden me shiju aktivitete artistike dhe inovatore gjatë kësaj dite.Na ndiqni për me kuptu super ‘Lineup’ që e kemi bo gati për këtë vit!

Edicioni i tretë, mbahet me 18 shtator 2022, nga 13:00 – 23:00, në rrugën “Fehmi Agani” – Kafet e Vogla. Hyrja falas!/telegrafi