Harry dhe Meghan të ftuar special në samitin e shoqatës “Një botë e re”

Harry dhe Meghan të ftuar special në samitin e shoqatës “Një botë e re”

Showbiz September 06, 2022 - 19:02

Dukesha e Suseksit ka mbajtur fjalimin e parë në Mbretërinë e Bashkuar, që kur ajo dhe bashkëshorti, princi Harry, u transferuan në Kaliforni 2 vjet më parë.

Meghan Markle foli në samitin e shoqatës “Një botë e re” që po zhvillohet në Mançester, ku ajo është këshilltare prej disa vitesh.

“U bashkova me ju në Londër në vitin 2019 dhe që atëherë jeta ime ka ndryshuar shumë. Në fillim isha e martuar, ndërsa tani jam nënë. Këndvështrimi im ndaj botës është zgjeruar shumë. Të shoh komunitetin global përmes syve të fëmijëve të mi më bën të pyes veten: Çfarë është bota sot? Çfarë mund të bëjmë ne për ta bërë më të mirë?”.

Meghan së bashku me Harry-n ishin të ftuar të samitit, që bën së bashku mbi 2 mijë delegatë nga 190 vende të botës. Ai synon të inkurajojë dhe fuqizojë mendjet sipërmarrëse dhe të nxisë lidershipin e së ardhmes. /euronews