A do të sjellë Rita Ora bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin?

A do të sjellë Rita Ora bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhën dhe Ava Maxin?

Showbiz September 06, 2022 - 13:33

Në konferencën për shtyp me kryebashkiakun Veliaj dhe ambasadorin britanik, Rita Ora u është përgjigjur edhe disa pyetjeve të gazetarëve. Gazetarja e Tv Klan e ka pyetur atë nëse do kishte një bashkëpunim me Dua Lipën, Bebe Rexhen dhe Ava Max dhe përgjigjia e saj la të nënkuptohej se në të ardhmen ndoshta do sjellin një projekt së bashku vetëm se duhet të presin momentin e duhur, pasi të gjitha kanë angazhimet e veta.

“Në 2011-2012 kur fillova karrierën time e pashë të nevojshme dhe si një barrë në një farë mënyre dëshirën për ta bërë Shqipërinë të njohur në hartën globale, por tani jam e lumtur dhe me fat që shikoj kaq shumë artistë të përfshirë këtu edhe në fushën e muzikës por edhe në fusha të tjera të cilët e kanë lartësuar artin shqiptar. E kam ëndërr të vijmë të gjithë së bashku dhe të sjellim një bashkëpunim, por për shkak të angazhimeve të shumta që të gjithë kemi mbase nuk është gjithmonë e mundur”.