Eskalon Shemi i “Ilirëve”, e kërcënon publikisht Elvana Gjatën

Eskalon Shemi i “Ilirëve”, e kërcënon publikisht Elvana Gjatën

Showbiz August 08, 2022 - 21:08

Vokalisti i grupit “Ilirët” po vazhdon të jetë i përfolur për gjithë ngjarjen që ndodhi në “Sunny Hill”.

Ai tentoi të këndoi në skenën e këtij festivali këngën “Mora fjalë”, por që nuk ka qenë i ftuar. Akuza të rënda hodhi kundrejt Dukagjin Lipës e Përparim Ramës, por jo vetëm kaq.

Në një intervistë në T7, këngëtari nuk u kursye aspak edhe ndaj Elvana Gjatës. Madje, ai e kërcënoi publikisht atë.

“Unë di mu ba edhe i keq”, tha pos tjerash ai duke e kritikuar këngëtaren se as që e dinte tekstin e këngës që e këndoi në festival.

“Atë Elvana Gjaten kur ta zë diku ia tregoj qefin asaj”, tha ai.

“Po. Mundet me qenë edhe kërcënim. Sepse ajo e ka ditë ngjarjen dhe e ka bërë me qëllim. Si guxon me dal me bo hajgare me herojnt e kombit, se din as tekstin. Dukagjin Lipa e ka detyru me zor Elvana Gjatën me këndu”, deklaroi Shemi. /reporteri