Policia tregon planin operativ për “Sunny Hill”

Policia tregon planin operativ për “Sunny Hill”

Showbiz August 04, 2022 - 17:20

Për të siguruar mbarëvajtjen e festivalit “Sunny Hill”, Policia ka njoftuar se ka hartuar planin operativ në të cilin parashihen detyra konkrete për zyrtarët policorë të angazhuar në këtë operacion.

Për shkak të fluksit të madh të automjeteve dhe personave që pritet të frekuentojnë festivalin do, Policia njofton të ketë bllokime të plota apo të pjesshme të rrugëve që qojnë në Gërmi.

“Do të ketë ndalimqarkullimi për mjetet motorike dhe qytetarët në rrugën “Dr.Shpëtim Robaj” që nga hyrja në parkun Gërmia (te laura) e deri në kryqëzimin e rrugës me fshatin Butovc. Përjashtimisht do të lejohen automjetet e policisë, ndihmës së shpejtë, zjarrfikësve si dhe mjetet e akredituara në shërbim të festivalit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia falënderon qytetarët për mirëkuptim dhe kërkon që të shfrytëzohen rrugët tjera nga qytetaret që mësyjnë Butovcin (rrugën nëpër Kolovicë) ose pjesën e epërme të Gërmisë (rrugën nga Matiqani). /Zëri