Habit babai i miliarderit Elon Musk: Nuk jam krenar për tim bir

Habit babai i miliarderit Elon Musk: Nuk jam krenar për tim bir

Showbiz August 02, 2022 - 17:09

Edhe pse i biri është një nga themeluesit e kompanive më të suksesshme në botë, me një pasuri marramendëse me dhe aspirata për të dërguar njerëzimin në Mars, babai i miliarderit Elon Musk është shprehur se asnjë nga arritjet e të birit nuk e kanë impresionuar veçanërisht.

Në një intervistë televizive për mediet e huaja, 76-vjeçari Errol Musk u pyet nëse ndihet krenar për arritjet e të birit.

Përgjigja që ai dha habiti gazetarin.

“E dini, ne jemi një familje që kemi bërë shumë gjëra për shumë vite. Ne nuk filluam të bënim gjëra të papritura”, vuri në dukje Errol Musk, duke shtuar se edhe vetë Elon Musk nuk është i kënaqur me ecurinë e karrierës së tij, shkruan The Guardiuan.

Edhe pse ai pranoi se djali i tij ka arritje më të rëndësishme se fëmijët e tjerë, 76-vjeçari theksoi se Elon Musk dhe vëllezërit e motrat e tij kanë marrë pjesë gjatë fëmijërsisë së tyre dhe jo vetëm në shumë aktivitete interesante si familje, duke iu referuar edhe udhëtimeve familjare nëpër botë.

“Është e vërtetë, megjithatë, që Elon i ka rritur standartet,” vuri në dukje babai i themeluesit të Tesla.

Siç shpjegoi ai, djali i tij 50-vjeçar ndjen se ka mbetur prapa në karrierën e tij, për sa i përket nivelit që donte që kompanitë e tij të kishin arritur tashmë.

“Ai tani është 50 vjeç dhe ende e mendoj si një djalë të vogël. Por ai është tashmë 50 vjeç, është një burrë i madh”, ka thënë babai i miliarderit.

Ai mund të ketë folur mjaft ftohtë për djalin e tij ambicioz që ka bërë të gjithë planetin të flasë për të, por toni i Errol Musk ishte krejtësisht i ndryshëm kur ai iu referua një tjetër prej fëmijëve të tij, Kimbal Musk , “krenarisë” së tij siç e përshkroi.

Kimball është pronar restorantesh dhe kuzhinier me një pasuri që arrin vlerën 700 milionë dollarëve ./abcnews