Don Destani shkëlqen në projektin e tij muzikor “Dinake”

Don Destani shkëlqen në projektin e tij muzikor “Dinake”

Showbiz July 30, 2022 - 18:22

Reperi i ri i estradës, Don Destani, ka prezantuar për publikun projektin e tij më të ri muzikor të quajtur “ Dinake”, nga producenti Celik Lipa.

Don Destani këtë verë ka sjellë një këngë ritmike dhe mjaft të bukur, të punuar mjeshtërisht dhe me një vokal unik nga vet këngëtari, raporton Zeri.info.

“Dinake” mban titullin kënga e tij më e re, e cila është një baladë e zhanrit hip-hop.

Kënga është vizualizuar me një klip mjaft interesant, i cili i përshtatet tematikës së këngës.

Don Destani nuk do të ndalet me kaq, pasiqë karriera e tij sapo ka filluar dhe hitet nuk kanë të ndalur.

Ai është një emër i ri i skenës, në tentim për t’u shndërruar në një nga emrat eminentë të muzikës hip-hop të së ardhmes. /Zëri