Arrestohet reperi Fero

Arrestohet reperi Fero

Showbiz July 25, 2022 - 15:59

Sot është arrestuar reperi i njohur. Feronit Shabani – Fero

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar Prokuroria Themelore në Gjilan, transmeton Zeri.info.

Ditë më parë mediat kanë publikuar një video, ku reperi shihet duke grushtuar një person në një veturë në Gjilan.

Fero dyshohet për veprën penale “Sulm” dhe është ndaluar për 48 orë.

“Prokuroria Themelore ne Gjilan, pas njoftimit që në media është duke qarkulluar një video-incizim ku shihet një person duke e sulmuar një person tjetër në veturë, në qytetin e Gjilanit, menjëherë ka autorizuar Policinë e Kosovës - Hetuesit në Stacionin Policor në Gjilan, ku të njëjtët edhe e kanë bërë identifikimin e të dëmtuarit dhe të pandehurit dhe pas intervistimit të tyre, me vendim të prokurorit të Shtetit, është ndaluar për 48 orë i pandehuri F.SH., me dyshimin e bazuar se më 24.07.2022, ora 17:00, ka kryer veprën penale ‘Sulm’, nga Neni 184 i KPRK-ës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. /Zëri