Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme - Kosovë

Elbert Krasniqi: “Sunny Hill” do të mbahet çdo vit në shtëpinë e përhershme - Kosovë

Showbiz July 04, 2022 - 10:05

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se synim i tyre është që për festivalin “Sunny Hill” të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme, e cila mund të shfrytëzohet nga të gjithë artistët.

Krasniqi ka thënë për Ekonominë Online se dhënia e pronës komunale duhet të bëhet me procedura ligjore.

“Ne jemi duke diskutuar se si duhet të gjejmë zgjidhje e qëndrueshme, në mënyrë që të krijojmë hapësirë publike, e cila do të shfrytëzohet nga të gjithë, jo vetëm nga festivali, mirëpo nga të gjithë artistët dhe të tjerë që duan të begatojnë jetën kulturore artistike. Për neve është shumë me rëndësi që dhënia e pronës komunale në shfrytëzim dhe këmbim të bëhet në bazë të procedurave të parapara ligjore edhe gjithëpërfshirja në tryezën e diskutimit. Deri tani kemi marrëveshje që të mbahet festivali në Kosovë dhe ne do të shfrytëzojmë këtë kohën e mbetur, në mënyrë që të gjejmë zgjidhjen e përgjithshme”, tha Krasniqi.