
Artisti i njohur kolumbian, J Balvin pjesë e Sunny Hill në Prishtinë
Showbiz
June 29, 2022 - 19:57
Artisti i njohur kolumbian, J Balvin, do të performojë në Festivalin Sunny Hill në Prishtinë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e këtij festivali.
“A jeni gati për një festë ikonike, J Balvin??? Super ylli global do t’u bashkohet artistëve tanë me hitet e tij, fituese të çmimeve, për të cilat jemi gati të kërcejmë natën jashtë!!”, thuhet në njoftimin e Sunny Hill.
J Balvin është i njohur për shumë hite, ndër to edhe “Ay Vamos”, që në Youtube ka mbi 1.8 miliardë klikime.
Sunny Hill do të mbahet në Prishtinë nga 4 deri më 7 gusht.
