Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heardit

Johnny Depp fiton gjyqin për shpifje kundër Amber Heardit

Showbiz June 01, 2022 - 21:39

Johnny Depp ka fituar gjyqin e tij për shpifje kundër Amber Heard. Juria e përbërë nga pesë meshkuj dhe dy femra e ktheu vendimin të mërkurën pas gati 13 orësh diskutimi të shtrira në tre ditë në Gjykatën e qarkut në Fairfax të Virginias.

Pas dëshmive gjashtëjavëshe në gjyqin 100 milionë dollarësh Johnny Depp kundër Amber Heard për shpifje, një juri në Fairfax të Virginias ka vendosur në anën e aktorit.

Me këtë rast, Depp është shpërblyer me 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe pesë milionë dollarë të tjera si dëme ndëshkuese.

Hamshori hollivudain e paditi ish-gruan e tij për shpifje duke kërkuar 50 milionë dollarë dëmshpërblim, derisa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh.

Gjykatësi Penney Azcarate mblodhi jurinë në orën 15:00 (me kohën lokale) për ta shpallur vendimin në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias, ku gjyqi kishte vazhduar për gjashtë javë.

Për çfarë duhej të vendoste juria

Juria diskutoi për tri ditë përpara se të njoftonte pak para orës 14:00 të të mërkurës (me kohën lokale) në Gjykatën e Qarkut në Fairfax të Virginias nëse ata kishin marrë një vendim.

Ata kishin 42 pyetje për t’u marrë parasysh në çështjen nëse Amber kishte shpifur për Johnnyn në shkrimin e saj në Washington Post në vitin 2018 në lidhje me abuzimin.

Juria duhej të vendoste për të dy paditë, nga Johnny Depp dhe nga Amber Heard, si dhe ishte e mundur që të mund t’i shpallë fajtorë të dy aktorët, t’i shpallte të dy të pafajshëm ose ta shpallte vetëm njërin prej tyre fajtor.

Hamshori hollivudian e paditi ish-bashkëshorten e tij duke kërkuar dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh, ndërsa më pas ajo ngriti një kundërpadi prej 100 milionë dollarësh. Secili prej tyre pretendonte se tjetri ka shpifur.

Juria duhej të përqendrohej jo vetëm nëse kishte abuzim, por edhe nëse publikimi i Heard mund të konsiderohej ligjërisht shpifëse.

Vetë artikulli fokusohet kryesisht në çështjet e politikave të dhunës në familje, por avokati i Depp tregon dy pasazhe në artikull, si dhe një titull në internet që ata thonë se ka shpifur për aktorin.

Në pasazhin e parë, Heard shkruan se “dy vjet më parë, u bëra një figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje dhe ndjeva forcën e plotë të zemërimit të kulturës sonë”. Avokatët e Depp e quajnë atë një referencë të qartë për klientin e tyre duke pasur parasysh se Amber e kishte akzuuar publikisht Johnnyn për dhunë në familje në vitin 2016 – dy vjet para se ajo ta shkruante artikullin.

Në një pasazh të dytë ajo shprehet: “Kam pasur një pikë të rrallë të favorshme për të parë, në kohë reale, se si institucionet mbrojnë burrat e akuzuar për abuzim”. Titulli në internet është “Amber Heard: Unë fola kundër dhunës seksuale – dhe u përballa me zemërimin e kulturës sonë”.

“Ajo nuk e përmendi emrin e tij. Ajo nuk duhej. Të gjithë e dinin saktësisht se për kë dhe për çfarë po fliste zonja Heard”, thotë ekipi i Depp.

Avokatët e Heard thanë se aktorja nuk mund të mbahet përgjegjëse për titullin, sepse ajo nuk e ka shkruar atë dhe se dy pasazhet në artikull nuk kanë të bëjnë me akuzat për abuzim, por se si jeta e Amber ndryshoi pasi ajo i bëri ato.

Rottenborn u tha juristëve se edhe nëse ata priren të besojnë pretendimin e Depp se ai kurrë nuk ka abuzuar me Heardin, ai përsëri nuk mund ta fitojë çështjen e tij sepse Heard ka të drejtën e Amendamentit të Parë për të peshuar mbi çështjet e debatit publik.

Ndryshe, Johnny Depp ka qëndruar në Britani të Madhe dhe nuk ka qenë pjesëmarrës në leximin e aktgjykimit.