Nis nesër Festivali i Filmit në Kanë

Nis nesër Festivali i Filmit në Kanë

Showbiz May 16, 2022 - 23:06

Në rivierën franceze, gjithçka është gati për të nisur edicionin e 75-të të Festivalit të Filmit në Kanë, me dy posterat e mëdhenj të zbuluar në pallatin e festivaleve, në nder të filmit të vitit 1998, “The Truman Show” të Peter Veir dhe Andreu Niccol.

Në poster, shfaqet aktori Jim Carrey, në personazhin e Truman Burbank, përpara një qielli blu me re, teksa ngjit shkallët dhe prek horizontin. Turistët e kanë vlerësuar këtë gjetje, që e kanë cilësuar si një mënyrë për të shprehur lirinë e shpresën për periudhën post-covid.

Organizatorët nuk zbulojnë detaje, por premtojnë për një nga edicionet më të bukura të Festivalit të Filmit në Kanë, që nesër çel siparin me filmin që pret premierën prej thuajse 2 vitesh, “Top Gun; Maverick” dhe pas tij “Elvis”, filmi dedikuar jetës së mbretit të muzikës rock and roll.

E marta është dita e tapetit të kuq, që tashmë ka zënë vend në pallatin e festivaleve në qendër të Kanës, atje ku mijëra turistë vendas e të huaj, kanë prenotuar muaj më herët, për të parë nga larg yjet e showbizit botëror.

Festivali i filmit në Kanë zgjat 11 ditë, e do të kulmojë me mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve, më 28 maj.