“Eurovizion 2023” a do të mbahet në Mariupol të Ukrainës?

“Eurovizion 2023” a do të mbahet në Mariupol të Ukrainës?

Showbiz May 15, 2022 - 09:38

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi “Kalush Orchestra” për fitoren e tyre në Eurovizion.

“Trimëria jonë po i bën përshtypje botës”, deklaroi Zelensky, vendi i të cilit ndodhet në luftë me Rusinë.

“Muzika jonë po pushton Evropën!” shkroi Zelensky në Facebook të dielën.

Sipas rregullave të Eurovizionit, vitin e ardhshëm Ukraina duhet ta organizojë festivalin e këngës. 

Ky shtet që nga pavarësimi në vitin 1991, e fiton për herë të tretë këtë garë.

Në vitin 2004 me Ruslanën, në vitin 2016 me Kamalën dhe tani me Kalush Orchestra.

Presidenti ukrainas shtoi: “Jam i sigurt se nuk do të jetë e fundit që do të fitojmë. Ne do të bëjmë çmos që të presim pjesëmarrësit dhe mysafirët e Eurovizionit në Mariupol”.

Në fakt, Mariupol është qyteti më i dëmtuar nga lufta me Rusinë.

“E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit Orkestrës Kalush për fitoren dhe të gjithëve që na votuan!”, tha ai.

“Jam i sigurt se do ta pushtojmë armikun me një akord triumfues!” shtoi Zelensky.

Në vendin e dytë të në Eurovizionin që këtë vut u mbajt në Torino të Italisë, u radhitën Mbretëria e Bashkuar dhe në vend të tretë Spanja./rtklive