Ukraina pritet ta fitojë edicionin e sivjetmë të Eurovisionit

Ukraina pritet ta fitojë edicionin e sivjetmë të Eurovisionit

Showbiz May 14, 2022 - 23:47

Sonte është nata finale e Eurovisionit, ku edisionin e sivjetmë pritet që ta fitojë Ukraina me grupin “Kalush Orchestra”.

Votimi është hapur dhe Ukraina pritet të triumfojë. Artistët ukrainas janë paraqitur të dymbëdhjetit me rend, nën udhëheqjen e këngëtarit Oleh Psiuk, shkruan The Guardian, transmeton Zeri.info.

Përderisa përformonin ata bën thirrje te të gjithë që ta ndihmonin Ukrainën e cila është duke u sulmuar nga forcat ruse.

“Ju lutem ndihmoni Ukrainën, Mariupolin. Ndihmoni Azostvalin tani”, artisti ukrainas.

Po ashtu gjatë ditës edhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar votën për grupin “Kalush Orchestra”.

Ai është shprehur i bindur se artistët ukrainas do ta fitojnë këtë edicion të Eurovisionit.

“Evropë, voto për Kalush Orchesra. Le të mbështesim njerëzit tanë! Le ta mbështesim Ukrainën”, ka thënë Zelensky. /Zëri