Sonte nis Eurovisioni, ja si të votoni për Shqipërinë [foto]

Sonte nis Eurovisioni, ja si të votoni për Shqipërinë [foto]

Showbiz May 10, 2022 - 15:06

Sontë në Torino të Italisë do të nis festivali evropian i këngës “Eurovision Song Contest”.

Në natën e parë do të garojnë 17 shtete, ku hapjen e garës do ta bëjë përfaqësuesja nga Shqipëria, Ronela Hajati me këngën “Sekret”, shkruan Zeri.info.Image

Nga 17 shtete që do të garojnë sonte prej orës 21:00, vetëm 10 do të kalojnë në finale, ndërsa sipas sondazheve dhe basteve, Shqipëria ka gjasa të mira për të kaluar në finalen e së shtunës.

Të gjithë ata që jetojnë në njërin nga 17 shtetet që sonte garojnë mund të votojnë për këngën shqiptare në numrat e poshtëshënuar, ndërsa votimi hapet pas performancave të të gjithë përfaqësuesve.

Po ashtu sonte të drejt vote kanë edhe publiku nga Italia dhe Franca, dy shtete këto të cilat kalojnë direkt në finale bashkë me Spanjën, Britaninë e Madhe dhe Francën. /Zëri

Image