Ronela Hajati lë pa fjalë me veshjen në tapetin e kuq të Eurovisionit [foto]

Ronela Hajati lë pa fjalë me veshjen në tapetin e kuq të Eurovisionit [foto]

Showbiz May 08, 2022 - 18:16

Këngëtarja shqiptare Ronela Hajati, është prezantuar sot në ceremoninë hapëse të Eurovisionit në Turino të Italisë.

Këngëtarja e cila do ta përfaqësojë kombin me këngën “Sekret” në Eurovision, ka marrë vëmendje me pamjen e saj në tapetin e kuq të kësaj ceremonie, ndërsa ka qenë e shoqëruar nga balerinët dhe delegacioni, shkruan Zeri.info.

Hajati më herët ka treguar se ka bashkëpunuar me stilistë nga Kosova dhe Shqipëria për veshjet e saj në Eurovision.

Kujtojmë se Eurovisioni këtë vit mbahet më 10,12 dhe 14 maj, ndërsa Shqipëria do të këndojë e para në natën e parë gjysmë finale. /Zëri

Image

Image

Image

Image