Arrestohet dhe më pas lirohet këngëtarja Fjolla Morina

Arrestohet dhe më pas lirohet këngëtarja Fjolla Morina

Showbiz May 04, 2022 - 20:21

Këngëtarja Fjolla Morina është arrestuar sot në Prishtinë.

Ajo u arrestua në rrugën “Ahmet Krasniqi” në kryeqytet në bazë të një urdhër aktiv ndërkombëtar, transmeton Zeri.info.

Arrestimin dhe më pas lirimin e saj me vendim të prokurorit e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

“Personi i apostrofuar është ndaluar për verifikim bazuar në një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër të prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni që të ju adresoheni organeve të drejtësisë”, ka thënë Hoxha.

Këngëtarja kërkohet nga 21 prilli 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”, kur fillimisht ishte arrestuar Arrestimi i në shtator të vitit të 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë. /Zëri