Meghan Markle rikthehet pas dy vitesh në Evropë

Meghan Markle rikthehet pas dy vitesh në Evropë

Showbiz April 17, 2022 - 20:48

Kanë kaluar dy vjet që kur Meghan Markle dhe Princi Harry u larguan nga Shtëpia Mbretërore duke krijuar mjaft bujë dhe Evropën për të nisur një jetë të re larg detyrimeve dhe ceremonive mbretërore në anën tjetër të Oqeanit Atlantik.

Çifti pas një periudhe në Kanada zgjodhi Montecito në Kaliforni si shtëpinë e tyre të re, ku jetojnë me dy fëmijët e tyre, Archie dhe Lilibeth Diana, të rrethuar nga yje si Ophra Winfrey.

Prej dy vitesh Harry dhe Meghan nuk ishin rikthyer së bashku në tokën evropiane dhe rastin iu dha ceremoninë e inaugurimit të Invictus Game në Holandë, në Hagë, një ngjarje sportive shumë e dashur për dukët dhe jo vetëm, sepse Princi është “padron” i saj, por se pesë vjet më parë Lojërat ishin vendi ku çifti u takua për herë të parë.

Meghan u rikthye me shumë stil, e veshur me një kostum të bardhë Valentino, e qeshur dhe e relaksuar, pavarësisht thashethemeve dhe polemikave të vazhdueshme për mungesën e çiftit në angazhime të ndryshme zyrtare, përfshirë ceremoninë përkujtimore një vit pas vdekjes së Princit Philip./A2