Shuhet në moshën 67-vjeçare aktori i njohur Gilbert Gottfried

Shuhet në moshën 67-vjeçare aktori i njohur Gilbert Gottfried

Showbiz April 12, 2022 - 22:23

Aktori i njohur dhe që ka luajtur shumë personazheve në filma mjaft të dashur, Gilbert Gottfried, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Ai ishte i njohur për rolin e animuar të personazhit Lago në filmin Aladdin të vitit 1992.

Familja e tij postoi një mesazh të ndjerë duke njoftuar se ai ndërroi jetë pas një “sëmundjeje të gjatë”.

“Ne jemi zemërthyer të njoftojmë vdekjen e të dashurit tonë Gilbert Gottfried pas një sëmundjeje të gjatë”, thuhet në shënim.

“Përveç të qenit zëri më ikonik në komedi, Gilbert ishte një bashkëshort, vëlla, mik dhe baba i mrekullueshëm për dy fëmijët e tij. Megjithëse sot është një ditë e trishtë për të gjithë ne, ju lutemi vazhdoni të qeshni sa më shumë të jetë e mundur për nder të Gilbertit”, thuhet gjithashtu në këtë deklaratë. /balkanweb/