Vdes në moshën 74-vjeçare ylli i rock-ut, Meat Loaf

Vdes në moshën 74-vjeçare ylli i rock-ut, Meat Loaf

Showbiz January 21, 2022 - 17:49

Rokeri dhe aktori legjendar, Meat Loaf ka vdekur në moshën 74-vjeçare.

“Zemrat tona janë thyer për të njoftuar se i pakrahasueshëm Meat Loaf ndërroi jetë sonte i rrethuar nga gruaja e tij Deborah, vajzat Pearl dhe Amanda dhe miqtë e ngushtë”, tha agjenti i Meat Loaf, Michael Green në një deklaratë për People.

I lindur në Dallas të Texasit, në vitin 1947 emri i vërtetë i të cilit është Marvin Lee Aday, Meat Loaf filloi karrierën e tij në art në produksinet shkollore.

Pasi u transferua në Los Angeles në të 20-at e tij, artisti iu bashkua kastit origjinal të LA Roxy të The Rocky Horror Show në 1973, ku ai portretizoi si Eddie ashtu edhe Dr. Everett Scott. Më vonë iu kërkua të riprodhonte rolin e tij si Eddie në rikrikjimin e filmit të vitit 1975.

Meat Loaf luajti gjithashtu në seri të tjera filmash dhe televizioni, shumë filma prej të cilëve ishin disa nga më ikonikët e viteve 1990.

Ai luajti në ” Wayne’s World” të vitit 1992 si Tiny, në ” Fight Club ” të vitit 1999 si Robert Paulsen dhe si Denis në ” Spice World ” të vitit 1997.

Në TV, Meat Loaf u shfaq në seriale si: Ghost Wars , Elementary , House dhe Monk . Ai gjithashtu u shfaq në një episod të Glee në 2010 që i bëri homazhe Rocky Horror.

Në vitin 1977, Meat Loaf hyri në skenën muzikore me albumin e tij debutues, Bat Out of Hell.

Në vitin 1993, ai publikoi një LP pasuese, “Bat Out of Hell II: Back into Hell”. Regjistrimet prodhuan një grup hitesh, duke përfshirë “Paradise by the Dashboard Light”, “Two Out of Three Ain’t Bad” dhe “I’d Do Aything for Love (But I Won’t Do To Do)”.

Meat Loaf fitoi një Grammy në 1993 për performancën më të mirë vokale solo rock për “I’d Do Anything for Love”.