Genta Ismajli rikthehet me një projekt të ri muzikor, publikohet më 20 janar

Genta Ismajli rikthehet me një projekt të ri muzikor, publikohet më 20 janar

Showbiz January 15, 2022 - 17:18
Lajmet e Fundit nga Sporti

Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli ka kohë që nuk ka lansuar një projekte të ri muzikore, duke iu përkushtuar jetës private.

Kjo sepse këngëtarja shumë shpejt do të bëhet nënë për herë të parë, teksa është në pritje të binjakëve.

Por, duket se rikthimi i saj në muzikës nuk është larg, këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja nga Gjilani e cila përmes disa postimeve në Instagram ka njoftuar fansat se kënga e saj e re është finalizuar dhe lansohet javën e ardhshme.

“E kam një këngë dhe klip që e kam realizuar kohë më parë dhe kam vendosur ta lansoi të enjten (22 janar) në ora 12:00”, ka paralajmëruar Genta përmes një video.

Image

Në anë tjetër, Genta prej kohësh është në lidhje me biznesmenin turk, Huseyin Usta, çifti javë më parë zbuluan se do të bëhen prindër të një vajze dhe një djali.

Kujtojmë që kënga e saj e fundit “Ça me bo” u lansua një vit më parë dhe erdhi në bashkëpunim me Marselin.