Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, Ronela Hajati paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor

Pas fitores në Festivalin e RTSH-së, Ronela Hajati paralajmëron bashkëpunimin e ri muzikor

Showbiz January 11, 2022 - 16:50
Lajmet e Fundit nga Sporti

Me fillimin e vitit 2022 artistët vendor tashmë kanë nis punën për projekte të reja muzikore.

Prej vitesh bashkëpunimet mes këngëtareve janë bërë trend dhe një i tillë pritet të vijë së shpejti edhe nga këngëtarja, Ronela Hajati dhe reperi, MatoLale.

Pas fitores në edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja tashmë është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor e që pritet të vizuelizohet edhe me klip.

Kështu kanë njoftuar përmes një InstaStory vet artistët, teksa nuk kanë dhënë shumë detaje lidhur me projektin.

Image

“MatoLale më tha një zog shumë i vogël që xhirojmë video javës tjetër. Nuk e di a të tha dhe ty!”- ka shkruar këngëtarja në postim duke nënkuptuar publikimin e një bashkëpunimi.

Ndërkohë, kujtojmë që Ronela do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2022, i cili do të mbahet në Torino të Italisë me këngën “Sekret”.