Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi, të ftuar në emisionin e Jimmy Fallonit

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi, të ftuar në emisionin e Jimmy Fallonit

Showbiz January 10, 2022 - 11:11

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka marrë pjesë në emisionin e prezantuesit të famshëm amerikan, Jimmy Fallon.

Dhe ndryshe nga herët e tjera, Rita kësaj radhe ishte e ftuar bashkë me partnerin e saj, Taika Waititi.

Në fotografitë e publikuara, artistja e njohur dhe I dashuri I saj u përfshinë së bashkë në lojërat argëtuese që zhvillohen përgjatë emisionit.

Ndërsa, ndër tjera ylli i hitit “Anyëhere” po ashtu mbajti një performancë ‘live’ për audiencën.

Image

“Mezi pres që ju të shihni se si doli gjithçka!! Kohë shumë argëtuese”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

31-vjeçarja dukej elegante në e veshur në një trupore me ngjyrë të zezë, ndërkohë Taika ishte po ashtu në një kostum elegant.

Kujtojmë që çifti i famshëm kaluan festat e fundvitit së bashkë në Australi.

Image