Pjesë e filmit turk, Vedat Bajrami luan krah aktorëve të njohur

Pjesë e filmit turk, Vedat Bajrami luan krah aktorëve të njohur

Showbiz January 09, 2022 - 21:28

Aktori shqiptar, Vedat Bajrami muajin e kaluar ka njoftuar se është bërë pjesë e filmit turk “Elif Ana”.

Producentët e filmit,  Ökkeë Zengin, Ali Bilmeç, Hasan Bilmeç, Bilal Bilmeç në një konferencë për media kanë treguar se filmi ka të bëjë me historin e humanistes dhe mjekes popullore në Turqi Elif Sugan që njihet si Elif Ana.

Roli i Elif Suganit  do të portretizohet nga aktorja turke Aliye Uzunataëan.

Përfaqësuesit e produksionit “Life is a Movie” kanë bërë të ditur se regjisorë të filmit do të jenë Semir Aslanyürek dhe Kazëm Öz. MEdiat turke raportojnë se xhirimet e filmit po zhvillohen në rrethinën e Kahramanmaraë, rajon ky ku edhe ushtroi veprimtarinë Elif Sugan e cila njihet edhe si ringjallëse e alevizmit në vendin ku jetoi.

Pjesë e filmit janë aktorët e njohur turk: Aliye Uzunataëan, Ali Sürmeli, CezmiBaskën, Necmettin Çobanoëlu, ëlyas Salman, Füsun Demirel, Levent Üzümcü, Orhan Aydën, Turgay Tanülkü, Sermiyan Midyat, Cansu Fërëkuny, Cute, Rëza Sönmez dhe Muhsin Asan, dhe aktori i njohur turk Kazëm Çarman.

Ende nuk dihet se në çfarë roli do jetë aktori kosovar.

Image