Sheila publikon klipin e ri me skena të afërta me Kledin, pas daljes së tyre nga BBV

Sheila publikon klipin e ri me skena të afërta me Kledin, pas daljes së tyre nga BBV

Showbiz January 08, 2022 - 21:06
Lajmet e Fundit nga Sporti

Ka tash e sa javë që këngëtarja Sheila Haxhiraj dhe modeli Kledi Hysa, janë shndërruar në dy personazhe mjaft të përfolur në mediat rozë.

Shkas për këtë u bënë paraqitjet e përbashkëta të dyshes në rrjetet sociale, me çka edhe ngritën zërat për një lidhje të mundshme pas daljes së tyre nga shtëpia e Big Brother VIP.

Megjithatë deri më tani nuk ka asgjë të konfirmuar, teksa e vetmja gjë që dihet është se ky afrimitet i krijuar mes tyre është tashmë i pasqyruar në klipin e këngëtares Haxhiraj.

Të shtunën, Sheila ka publikuar këngën e saj të re me titull “Më e mira”, e cila është ritmike dhe është punuar me muzikë dhe tekst nga vet ajo.

Në klipin e këngës, ish-banorja e BBV shfaqet e lumtur në krahët e Kledit, i cili duket se është protagonisti kryesor i saj në videon muzikore.

Xhirimet e klipit janë kryer në bregdetin shqiptar nga Koliber Films.

Mbetet të shihet nëse fotografitë e përbashkëta në rrjetet sociale nga Sheila dhe Kledi kanë qenë vetëm një provokim për të ngacmuar publikimin e klipit, apo ka diçka vërtet më shumë mes tyre.