Ava Max thotë se ka humbur një pjesë të madhe të flokëve të saj nga përballja me COVID-19

Ava Max thotë se ka humbur një pjesë të madhe të flokëve të saj nga përballja me COVID-19

Showbiz January 07, 2022 - 15:19

Ava Max pësoi rënie të flokëve pasi u inektua me virusin COVID-19.

Këngëtarja e hitit “Sweet But Psycho” tregoi se flokët e saj kanë filluar t’i rriten përsëri, pasi “humbi shumë prej tyre” kur u sëmur nga virusi vitin e kaluar.

Këtë gjë ajo e bëri të ditur përmes rrjetit social Instagram, shkruan BradforDera.

“Gjithashtu shumë e lumtur që flokët po më rriten përsëri. Kam humbur shumë flokë kur pata COVID vitin e kaluar”, shkroi këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e një videoje në InstaStory.

Akademia Amerikane e Dermatologjisë konfirmoi se rënia e flokëve është një efekt anësor i pazakontë i shkaktuar nga ethet nga koronavirusi.