Bleona Qerreti infektohet me variantin Omicron

Bleona Qerreti infektohet me variantin Omicron

Showbiz January 04, 2022 - 16:45

Këngëtarja e njohur, Bleona Qereti, është infektuar me variantin e fundit të COVID-19, Omicron.

I infektuar me virus ka rezultuar edhe Robert Aliaj, të dy janë pjesë e spektaklit të dashurisë “Love Story” të TV Klan, në rolin e opinionistëve.

Ata e bën të ditur lajmin për një videomesazhi që u transmetua gjatë emisionit të kësaj jave, duke treguar se Bleona është izoluar në Amerikë, ndërsa Roberit në Belgjikë dhe do të mungojnë në spektakël.

“Mirëmbrëma të gjitha, fatkeqësisht për shkak të Omicron nuk mund të jem aty sonte. Do doja të përshendesja të gjithë dhe të uroj shqiptarët gëzuar Vitin e Ri dhe shiheni javës tjetër”, është shprehur Bleona në mesazhin e saj.

‘Mirëmbrëma Love Story. Një vit i ri i mbarë dhe të sjell fundin e pandemisë, le të jem unë viktima e fundit e Covidqë më detyroi që të qëndroj në Bruksel dhe nuk më la që të jem aty me ju. Do doja që të jeni më të vëmendshëm, vajzat karshi djemve dhe djemtë të thonë fjalë më të bukura për vajza. Do doja që t’iu jap një këshillë të vogël, të jeni më me vetëbesim. Ju përqafoj shumë fort, bëni kujdes dhe do flasim në vazhdim, unë nëpërmjet Instagramit dhe ju nëpërmjet mikrofonit”, ka thënë Aliaj.

Image

Kujtojmë që Bleona prej vitesh jeton në Amerikë, ndërsa është kohëve të fundit sihte rikthyer në Shqipëri për shkak të angazhimeve profesionale.