Karriera në Turqi, sfidat dhe vështirësitë, Arbnora Ademaj flet për ëndrrën që iu bë realitet në vitin 2021

Karriera në Turqi, sfidat dhe vështirësitë, Arbnora Ademaj flet për ëndrrën që iu bë realitet në vitin 2021

Showbiz January 01, 2022 - 19:35

Është një emër i njohur dhe prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në Kosovë, por Arbnora Ademaj ka lënë çdo gjë prapa për të realizuar ëndrrën e saj si një aktore në Turqi.

Me shumë punë e sakrificë, këtë ëndërr ajo tashmë po e bën realitet, megjithëatë ajo e quan veten edhe një njeri me shumë fat.

Përveç karrierës në Turqi, Arbnora mbetet e angazhuar edhe në vendlindjen e saj, ndërsa thotë se asnjëherë nuk do të mund të shkëputet plotësisht nga Kosova.

Për të gjitha këto, Arbnora flet në një intervistë për Telegrafin, duke treguar për vështirësit e fillimeve në Turqi, roli në një serial të suksesshëm të kinematografisë turke, planet dhe jetën private.

Përveç angazhimit në aktrim, çka ka ndryshuar te Arbnora si person?

Përveç që angazhime më shumë edhe normalisht kur e ndërron vendin, nga Kosova me shku dhe me fillu një jetë ndryshe, në një shtet shumë të madh edhe nuk ka qenë e lehtë, kur e kam nis këtë rrugë kam mendu që ka me qenë shumë më e lehtë, mirëpo nuk ka qenë aspak e lehtë për mua, ka qenë shumë sfiduese, më është dashur të mësoi gjuhën fillimisht, pastaj kurse të aktrimit, por kam patur fatin që e kam menaxherin atje dhe ai është marr me karrierën time në Turqi. Përveç angazhime më shumë, unë si Arbnorë mbes e njëjtë. Po për mu fal edukatës familjes edhe jom e ndërtuar si karakter që pavarësisht se ku je dhe çka bën në jetë me mbetë njeri. Kjo për mua gjithmonë ka patur rëndësi edhe është e vetmja gjë që e vlerësoi tek njerëzit pa marr parasysh sukseset e tyre i vlerësoi vetëm nga ana njerëzore e tyre.

Si do ta përshkruaje vitin 2021?

Një vit shumë i bukur, një vit me një eksperiencë nga më të bukurat në jetën time, përveç se një vit shumë intensiv, çdo ditë punë pa u ndal kurrë, por pavarësisht të gjitha këtyre gjërave kur merr ‘feedback’ edhe e sheh veten në një nga televizionet më të mëdha Kanal D të Turqisë, në një serial me pothuajse 100 episode tashmë dhe jemi në fazën e fundit duke i xhiruar 10-të episodet e fundit, por me të vërtetë një vit shumë i bukur dhe shumë i veçantë.

Sa ka qenë e vështirë të lësh çdo gjë prapa dhe të nisësh karrierën si aktore?

Kur e ke një ëndërr edhe mendoi që mundësitë e tilla vijnë një herë në jetë, kur më është ofruar mundësia atëherë kam luftuar shumë, kam punuar shumë edhe nuk jam ndal aspak deri sa e kam mbërri një hap atje. Për një kohë të shkurtër kam arritur me depërtuar shumë mirë dhe shumë suksesshëm edhe njerëzit e kanë pëlqyer karakteri tim në atë serial edhe produksioni më ka dhënë të gjitha mundësit që unë me e përfaqësu femrën shqiptare në këtë serial, kam folur shqip shumë herë, është përmendur vazhdimisht që unë jam shqiptare, dhe kjo ka qenë ndoshta pjesa më e bukur për mua, me entuziazëm kam qenë për karakterin që do ta luaja ndoshta se sa për krejt serialin edhe angazhimin dhe që po e realizon një ëndërr, nuk ka qenë e lehtë fillimisht se kur ti mësohesh me një jetë këtu edhe e ke ndërtuar një karrierë pak a shumë e ke një bazë që ke punu vazhdimisht ndër vite, e fillon një jetë në një vend tjetër çdo gjë nis nga zero normalisht që nuk ka qenë e lehtë, por që kur don diçka shumë unë nuk besoi që ka diçka të paarritshme në jetë, vetëm është e rëndësishme ne se sa punojmë dhe sa angazhohemi për ëndrrat dhe qëllimet tona në jetë.

Cilat janë synimet tua dhe ku e sheh veten në të ardhmen?

Kur e kam shikuar më herët serialet dhe tregun turk normalisht që ka qenë e paimagjimueshme për mua, kur më është ofruar mundësia nuk e kam marr shumë afër zemrës, më shumë më është dukur si shaka se sa realitet, por kur kam shkuar atëherë e kam parë që më është hapur një derë, dhe pastaj gjithë këtë rrugë e kam shumë më të lehtë edhe një depërtim shumë i shpejtë që e kam arrit është fal menaxherit, ai e ka bëra të mundur rrugën time në Turqi, me pas shku edhe në rrethana çfarëdo tjera, të kisha qenë vet dhe të kisha jetuar atje edhe me ditë gjuhën edhe të gjitha prap nuk kisha arritur aq shpejt në një serial të tillë, që në Kosovë më është dashur shumë vite me punu për me mbërri në një nivel, se sa atje që kam arritur kaq shpejt, por mua më përcjell fati shumë në jetë edhe më don Zoti edhe më jep mundësi edhe me të vërtetë më ka dhënë mundësi të bukura në jetë me përjetu.

Cilat janë synimet tua dhe ku e sheh veten në të ardhmen?

Për momentin kam disa plane tjera, kemi seriale të tjerë për të cilët i kemi marr ofertat, normalisht fokusi për momentin është në Turqi edhe mendoi që pasi më është dhënë mundësia të fokusohem dhe të punoi atje dhe normalisht varet edhe se si do të ecë karriera, uroi edhe shpresoi që të jem në projekte edhe më të mëdha, por prap mendoi të kthehem këtu një ditë, e kam provuar këtë kohë dhe e kam parë që unë e kam të vështirë të funksionoi dhe të jetoi plotësisht në një vend tjetër, jetës nuk i dihet por e dua shumë Kosovën, e dua shumë vendin tim, është hera e parë në jetën time që kam qenë kaq larg, me muaj të tërë dhe atëherë e kupton se sa i rëndësishëm dhe se sa i vlefshëm është ky vend, me të gjitha këto kushte që kemi, por ne e kemi një harmoni si popull me njëri-tjetrin, familja, rrethi shoqëror që ka bërë të më mungoi ky vend, dhe mendoi që ndoshta në të ardhme të jem pjesë e një projekti këtu.

A ke ndonjë aktor/aktore që ti e ke inspirim?

Kam shumë aktor edhe këtu, fatmirësisht kemi shumë aktor të mirë, emra shumë të mëdhenj, artista të ri shqiptar që po depërtojnë nëpër botë, edhe prej Kosovës edhe shqiptar që janë rrit në vend tjera të botës, janë emra të njohur në të gjithë botën dhe normalisht që mund t’i kesh inspirim, por konkretisht një aktor nuk po më kujtohet për momentin, por kem shumë emra të njohur shqiptar, edhe unë i kam disa të preferuar, nuk di cilin ta veçojë.

Çka po të mungon më së shumti në Turqi?

Po më mungon familja, shoqëria, njerëzit, gjithë jetën time a kam ndërtuar këtu dhe e kam një rahati dhe një komoditet më të madh. Kur angazhohesh në një kinematografi të tillë përgjegjësia është më e madhe, në këtë pjesë kam patur më së shumti stres, gjatë gjithë kohës kam mësuar më shumë, jam fokusuar më shumë në punë, dhe nuk kam patur shumë kohë për vetën, por po më mungon çdo gjë këtu, nuk kam besuar se do të mungonte kaq shumë.

Statusi i Arbnorës, beqare apo në një lidhje?

Unë si Norë jam e plotësuar në çdo aspekt të jetës dhe po mendoi që kjo ka rëndësi.

Personi i zemrës për Arbnorën duhet të jetë shqiptar apo turk?

Unë me zemër e me shpirt frymoi vetëm në vendin tim, në vendet tjera mund të shkoj të punoi, por për tjerat vazhdoi me mbetë në Kosovë ende.

Cilat janë planet tuaja për vitin 2022?

Nuk kam diçka konkrete sepse fokusi im ka qenë te ky serial, kemi disa oferta për projekte të ndryshme, seriale dhe film dhe është menaxheri im ai që vendos se ku do të jem unë dhe ku jo dhe kjo puna jonë në aktrim nuk është që mund të planifikojmë gjërat se si do të vijnë, por është menaxheri ai që e definon karrierën time, ai më tregon cili është roli im, e ku do luaj, do të fokusohem edhe në fushën e biznesit, me hap edhe një biznes tjetër gjatë këtij viti.

Faleminderit për intervistën, për fund cili do të ishte mesazhi dhe urimi për shikuesit dhe lexuesit e Telegrafit?

Për gjithë lexuesit e Telegrafit, sidomos për të rinjt dhe të rejat, të besojnë në ëndrrat e tyre, të punojnë shumë, unë besoi që nëse vërtetë dëshiron diçka nuk ka asgjë të pamundur, do të thotë nëse përkushtoheni dhe nuk dorëzoheni pavarësisht se sa herë mund të na godet jeta për toke, pavarësisht sfidave që mund t’i kemi e rëndësishme është të mos ndalemi dhe të vazhdojnë deri në arritjen e qëllimit në jetë. E gjitha që duhet të fokusohen në jetë është të punojnë shumë, të luftojnë shumë për ëndrrat e tyre. Një fokus të madh do t’u thoja ta kenë tek artikulimi i fjalëve, një fjali e mirë dhe formulim i mirë i fjalisë mund të hap shumë dyrë dhe me lënë një përshtypje të mirë tek njerëzit, këtë do të dëshiroja të iu tregoja të rinjve që nuk e kam dëgjuar shpesh, por jeta më ka ballafaquar vetvetiu, dhe iu uroi shumë shëndet, dashni dhe shpresojmë të çlirohemi nga ky virus edhe të jetojmë e të frymojmë lirshëm siç kemi qenë.