Rita Ora mahnit me paraqitjen elegante në imazhet e fundit

Rita Ora mahnit me paraqitjen elegante në imazhet e fundit

Showbiz November 30, 2021 - 18:57

Rita Ora doli pa sytjena e veshur me një fustan të hollë sateni për raundin e saj të fundit të fotografive në rrjetet sociale të hënën.

Këngëtarja 31 vjeçe, dukej e pabesueshme me fustanin që karakterizohej me rripa dhe ngacmonte me një pamje të dekoltesë së saj.

Rita ka shfaqur gjithashtu veshjen e saj, teksa ka pozuar afër një veture klasike dhe me aviatorë të lyer.

Flokët e saj ishin të dizajnuara në valëzime të buta dhe ajo kishte një gamë të pasur të makijazhit në fytyrën e saj.

Ajo gjithashtu kishte veshur një ansambël me ngjyrë të zezë teksa pozonte në divanin e saj, duke shtuar një buzëkuq rozë në buzët e saj.

Ylli më vonë nderoi stilistin Virgil Abloh, i cili vdiq në moshën 41-vjeçare të dielën pas një beteje me kancerin.

Duke publikuar një fotografi gjatë një prej seancave të saj në studio, ajo shkroi: “Unë e postova këtë dhe ai më zgjati dhe më dërgoi të gjithë Pyrex-in para se dikujt t’i interesohej – ti e bëre”.

“Ai e pa vegimin, ai besoi”, shkroi tutje këngëtarja shqiptare.

Image

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now” bëri një deklaratë publike së fundmi për të dashurin e saj, Taika Waititi, duke thënë: “Është më e lumtura lidhje që kam qenë në një kohë të gjatë. U desh pak kohë për të arritur atje”.

Sipas The Sun, Rita e ka prezantuar Taikën me prindërit e saj pasi ai së fundmi u takua me të në Londër për herë të parë.

Një burim tha për tabloidin britanik se gjërat po bëhen ‘vërtet serioze’ mes çiftit që së fundmi morën pjesë së bashku në European Music Awards.

Taika dhe Rita thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të marsit para se ta zyrtarizonin lidhjen në Instagram më 21 prill.

Çifti u takua në Sydney ndërsa të dy qëndruan në Down Under për projekte pune. Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita u angazhua si anëtare e jurisë në spektaklin “The Voice Australia”.

Image
Image