Në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mungon një urim nga Vera Ora

Në 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, nuk mungon një urim nga Vera Ora

Showbiz November 28, 2021 - 23:12

Vera Ora, nëna e këngëtares së famshme botërore, Rita Ora, po ashtu ka një lidhje të veçantë me Kosovën e Shqipërinë.

Ndonëse nuk heziton asnjëherë të shfaq dashurinë që ka ndaj trojeve shqiptare, ajo nuk ka munguar me një urim në Ditën e Flamurit apo 109 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Psikiatrja, e ndjekur nga mijëra fansa në rrjete sociale, ka ndarë një fotografi me veshje tradicionale shqiptare për të festuar 28 Nëntorin.

“Dita e Pavarësisë, qëndroni të lumtur me shumë dashuri dhe prosperitet”, kanë qenë fjalët e Orës.

Ndërkohë, deri më tani nuk është bërë një reagim nga ylli ndërkombëtar ndonëse është gjithnjë pranë shqiptarëve – në të mirë e në keq.

Kujtojmë që Rita është një këngëtare e kantautore shqiptare e lindur në Kosovë.

Ajo së bashku me familjen u zhvendosën në Londër kur ishte vetëm një vjeçe. 

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vera Ora (@veraora)