Larg familjes për shkak të karrierës në Kosovë, Melinda Ademi flet për vështirësitë: Nuk është e lehtë aspak, por janë shumë krenarë për mua

Larg familjes për shkak të karrierës në Kosovë, Melinda Ademi flet për vështirësitë: Nuk është e lehtë aspak, por janë shumë krenarë për mua

Showbiz November 28, 2021 - 18:51

Reperja shqiptare, Melinda Ademi, prej disa vitesh ka bërë debutimin në tregun muzikor shqiptar.

Ajo vite më parë ishte rikthyer nga Amerika në Kosovë për të ndërtuar një karrierë, derisa po vazhdon të jetë prezent akoma.

Krijuesja e hitit “Melodia” kësaj radhe ka qenë e ftuar në emisionin ‘Prive’ në rubrikën ‘5 data’, gjersa ka rrëfyer shumë të pathëna nga jeta personale e po ashtu edhe nga ajo profesionale.

Image

Në një nga datat përfshihej edhe rikthimi në Kosovë e gjithashtu raportet me familjen dhe për mënyrën se si ia arriti t’ia dalë pa prezencën e tyre.

“Nuk është e lehtë për mua, nuk është e lehtë hiç aspak për mua për me qenë larg familjes time se kam qenë shumë e lidhur me ta, por ata nuk kanë mundur të vinë me mua se kanë punë, kam dy motra dhe një vëlla edhe ata kanë nevojë për shkollë. Janë shumë krenarë për mua, jemi në kontakt gjithë kohës”.

“Nëna ime ka pasur dëshirë t’i dëgjojë shumë këngët e mia, ka qenë shumë fanse më ka përkrahur shumë edhe se di, familjen time e dua shumë. Nuk është lehtë me qenë larg, por kur do diçka nganjëherë ia vlen”, u shpreh më tej Ademi.

Melinda përndryshe këtë periudhë është një nga artistet më aktive e më të kërkuara në estradë.