Prindërit urojnë në mënyrë të veçantë Rita Orën për ditëlindje

Prindërit urojnë në mënyrë të veçantë Rita Orën për ditëlindje

Showbiz November 26, 2021 - 13:40

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora feston sot (e premte) ditëlindjen.

Këngëtarja sot feston ditëlindjen e saj të 31-të.

Gjatë këtij rrugëtimi e sidomos nga ana e karrierës Rita ka dhuruar emocione të pafundme për fansat e saj sidomos me konceretet që ka mbajtur në Kosovë e Shqipëri.

Sot derisa ajo feston 31 vjetorin e lindjes ka pranuar urime të shumta, por më të veçantat janë ato nga prindërit e saj të cilët u kujdesën të sjellin foto e video të këndshme nga fëmijëria e Ritës.

“Gëzuar BD foshnja ime, ja ku jemi duke kërcyer dhe duke u argëtuar aq shumë ndërsa ti po futeshe në botën tënde magjike të ardhshme!

Të dua mbretëresha ime e përhershme e kërcimit

elenaora omg të shikoj ty regjisorin e vogël pas kamerës – dua”

Rita zog urime ditelindja jemi knaq gjethmon, qe videoja ne hapat e pare to botes tende magjike”, kështu ka shkruar Vera e cila shprehet krenare me vajzën e saj Ritën.

Ndërkohë, babai i saj nuk harroi që në urimin e tij t’ia përmend edhe Prishtinën, duke sjellë foto nga koncerti i Ritës që kishte mbajtur për pavarësinë e Kosovës.

“Gëzuar ditëlindjen Rita,

Shumë dashuri nga Prishtina.

Me foto nga tabela NEWBORN

Shkëlqe dritën tënde, gjithmonë vajza ime e bukur.

Shumë urime prej Prishtinës” shkroi babai i Ritës. /Zëri