Fifi largohet nga “Big Brother” [video]

Fifi largohet nga “Big Brother” [video]

Showbiz November 25, 2021 - 15:44

Këngëtarja kosovare Fifi ka vendosur të largohet nga shtëpia e “Big Brother Albania VIP”, pas më shumë se 50 ditëve qëndrimi në të.

Këtë vendim e ka bërë të ditur vetë këngëtarja para banorëve të tjerë, të cilët më pas janë emocionuar me largimin e saj.

Fifi ka deklaruar se po largohet nga shtëpia pasi ka nevojë të merret me veten, transmeton Zeri.info.

“Unë kom marrë vendim me lën shtëpinë e Big Brother sot, kam nevojë të merrem me veten, me shëndetin tim, kjo eksperiencë nuk është duke me bërë mirë, nuk e kam mundësinë të flas atë që unë kam”.

“Në shumë raste nuk e kam dhënë mendimin tim ashtu siç e kam. Kam nevojë të dal jashtë e të merrem me vete. Ju pres pas 50 ditëve”, deklaroi ajo para banorëve. /Zëri