Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prindër për herë të parë, moderatorja sjell në jetë një vajzë

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi prindër për herë të parë, moderatorja sjell në jetë një vajzë

Showbiz November 25, 2021 - 11:27

Moderatorja Marina Vjollca dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Getoar Selimi, janë bërë prindër për herë të parë.

Çifti ka mirëpritur në jetën e tyre një vajzë, ndërsa lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur motra e Marinës, Luana Vjollca.

Përmes një statusi në rrjete sociale, Marina shkruan “Ndjesia më e bukur në botë” dhe në sfond kishte zgjedhur ngjyrën rozë, duke nënkuptuar kështu edhe gjininë e bebes.

Kujtojmë se Marina zbuloi se është në pritje të ëmbël në fund të muajit gusht, pas katër vitesh martesë me këngëtarin.

Image