Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Ganimete Abazi humb të afërmit e saj në aksidentin tragjik në Bullgari

Showbiz November 23, 2021 - 13:55

Sot (e martë) në orët e hershme të mëngjesit ka ndodhur një tragjedi në Bullgari, ku humbën jetën 45 persona teksa po ktheheshin nga Turqia në Maqedoni.

Reagime të shumta për aksidentin tragjik kanë ardhur nga figura e personazhe të njohura në vend, të cilët shprehën ngushëllimet për jetën e humbura.

Ndërsa, një prej këngëtareve të njohura shqiptare, Ganimete Abazi, ka humbur familjarët e saj në këtë aksident.

E, një familje e cila u shua në këtë tragjedi ishin pikërisht të afërm e Abazit, kështu ka bërë të ditur ajo përmes një postimi në Instagram.

Kryefamiljari që humbi jetën me gruan dhe dy fëmijët binjakë ishte djali i tezës së këngëtares shqiptare.

“Dhimbje,trishtim,lot! Se kam mendu që kështu do ikni! Sa të vështirë e kam tani me ardh në Shkup e mos me ju taku! Të pata djalë teze, por të desha si vëlla o Avni. Do të na mungoni shumë!

Pushoni në parajsë engjëjt e mi”, ka shkruar këngëtarja. /Zëri

Image