Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen në “American Music Awards”, performon me fustan nusërie

Jennifer Lopez merr gjithë vëmendjen në “American Music Awards”, performon me fustan nusërie

Showbiz November 22, 2021 - 12:05

Jennifer Lopez bëri një paraqitje të guximshme dhe vodhi shfaqjen në "American Music Awards 2021" në Los Angeles të dielën mbrëma (21 nëntor).

Ndërsa kishte shumë performanca të shkëlqyera nga artistë të vjetër dhe të rinj – duke përfshirë Olivia Rodrigo te New Kids on the Block, ishte J-Lo ajo që bëri të lëviznin të gjithë dhe mori gjithë vëmendjen.

Ajo filloi me një fustan elegant pas një orkestre duke kënduar këngën e saj të re “On My Way”, nga komedia e saj e ardhshme romantike “Marry Me”, ku gjithashtu luan Owen Wilson.

Image

Papritur, 52-vjeçarja bëri një truk shumë mbresëlënës të ndryshimit të shpejtë të kostumit teksa kaloi në një fustan nusërie, shkruan DailyMail.

Megjithatë, në këtë paraqitje madhështore të saj i dashuri i këngëtares, Ben Affleck, nuk u duk askund, i cili mungoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.

Duke dhënë maksimumin në performanocën e saj me temën e dasmës, ajo përfundoi duke hedhur mbulesën e vendosur në kokë te publiku si një buqetë me lule.

Performanca me fustan të nusërisë vjen vetëm pak ditë pasi J-Lo tha në emisionin Today se ajo ende beson në martesë.

“Nuk e di, po, mendoj që unë ende besoi në lumturinë e përjetshme, me siguri, 100 për qind”, është shprehur artistja.

Aktorja – e cila ka binjakët 13-vjeçarë Emme dhe Max me ish-bashkëshortin Marc Anthony – tha se nuk ka turp për historinë e saj romantike dhe është ‘vërtet krenare’ se ku ndodhet sot.

Image

Jeni u rilidh me ish të fejuarin e saj Ben Affleck në fillim të këtij viti pasi anuloi fejesën e saj me Alex Rodriguez.

Më parë ata ishin në lidhje mes viteve 2002 dhe 2004 dhe u quajtën “Bennifer” nga fansat e tyre.

Duke gjykuar nga performanca e saj, J-Lo sigurisht që nuk është e turpshme kur bëhet fjalë për të provuar një fustan nusërie dhe për të argëtuar këtë ide.

Ndërkohë, interpretues të tjerë të natës përfshinin Carrie Underwood, Jason Aldean, Kane Brown, Mickey Guyton dhe Tyler, The Creator. 

Image