Rita Ora duket tërheqëse edhe në kafene, teksa shijon mëngjesin me mikun e saj në Los Angeles

Rita Ora duket tërheqëse edhe në kafene, teksa shijon mëngjesin me mikun e saj në Los Angeles

Showbiz November 19, 2021 - 14:02

Thuajse të gjithë e kanë zili për veshjet e saj të bujshme.

Dhe Rita Ora u shfaq me një tjetër pamje elegante të enjten kur gjatë një udhëtimi, bëri një ndalesë në ‘Beachwood Cafe’ të Hollywoodit.

Këngëtarja 30-vjeçare ndau me ndjekësit e saj në Instagram disa fotografi të përzgjedhura, ndërsa ishte e shoqëruar nga miku i saj i ngushtë, Vas J Morgan.

Image

Ylli i muzikës pop tregoi stilin e saj të çuditshëm me një shami të kuqe në kokë dhe syze dielli të mëdha të zeza, me flokët e saj bionde që i binin mbi supe.

Interpretuesja e hitit “How To Be Lonely” gjithashtu siguroi që 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram të kenë një pasqyrë të menysë së kafenesë, duke treguar një pjesë të patateve të skuqura dhe petullave me çokollatë që po konsumonte.

“Do të jem në kafene nëse dikush ka nevojë për mua”, shkroi ajo në mbishkrimin e fotografive.

Image

Këngëtarja e famshme britanike Charlie XCX iu përgjigj, duke shkruar: “Prisni, unë isha fjalë për fjalë atje sot”.

“Beachwood Cafe” ofron ushqime të freskëta nga ferma në tavolinë në lagjen historike Beachwood Canyon të Los Angelesit – një vend për të cilin Harry Styles këndon në këngën e tij hit të titulluar “Falling”.

Teksti është si më poshtë: “Jam i vetëdijshëm që shkruaj shumë këngë për ty dhe kafeja po del në kafenenë ‘Beachwood’”.

Tabloidi britanik The Sun raportoi së fundmi se këngëtarja me origjinë shqiptare ia ka prezantuar familjarëve të dashurin e saj të ri, Taika Waititi.