Vdes në moshën 59-vjeçare aktori i “Friends”, James Michael Tyler

Vdes në moshën 59-vjeçare aktori i “Friends”, James Michael Tyler

Showbiz October 25, 2021 - 13:14

Aktori amerikan, James Michael Tyler, ka vdekur në moshën 59-vjeçare.

Lajmin e ka konfirmuar menaxheri i tij, duke thënë se ai vdiq paqësisht në shtëpi.

“Tyler vdiq paqësisht në shtëpinë e tij në Los Angeles të dielën në mëngjes”, tha një deklaratë nga menaxheri i tij.

“Nëse e keni takuar një herë, keni bërë një shok për jetën. Ai ka lënë pas vetës gruan e tij, Jennifer Carno, dashuria e jetës së tij”, thuhet tutje në deklaratë, shkruan BBC, përcjell Zeri.info

Tyler u diagnostikua me kancer të avancuar të prostatës në vitin 2018, i cili më vonë u përhap në kockat e tij.

“Dëshirë të ndihmonte sa më shumë njerëz të jetë e mundur, ai ndau me guxim historinë e tij dhe u bë një aktivist për ata me prostatë që të bënin një test gjaku që në moshën 40-vjeçare”, tha menaxheri i tij.

Gunther punoi si kamerier dhe menaxher në kafenenë e shfaqjes, Central Perk.

Image

Ai ishte i dashuruar me personazhin e Jennifer Aniston, Rachel gjatë gjithë serialit, e cila gjithashtu punoi atje si kamariere në sezonet e hershme të shfaqjes.

Në maj, Tyler bëri një paraqitje të shkurtër në ribashkimin special të “Friends” përmes “Zoom”.

Michael vazhdoi të performonte në vitet e fundit ndërsa po trajtohej për kancer.

Ai luajti në dy filma të shkurtër – “The Gesture and the Word”, dhe “Processing” duke fituar çmime për aktorin më të mirë në festivale të ndryshme filmi. /Zëri