Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Ed Sheeran rezulton pozitiv me COVID-19

Showbiz October 25, 2021 - 10:01

Këngëtari i njohur, Ed Sheeran ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Ai përmes një postim në faqen e tij në “Instagram” konfirmoi se fatkeqësisht ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shtuar tutje se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia, në pamundësi për të qenë afër njerëzve e fansave.

Sheeran shtoi tutje duke kërkuar falje: “Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë”.

Në postimin, Ed theksoi më tej: “Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për COVID, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë”.

“Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia”.

Ndërkohë, artisti 30-vjeçar u raportua se do të lansojë një album të ri në muajin nëntor. /Zëri