“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

“Cold Heart” e Dua Lipës dhe Elton John renditet e para në Britaninë e Madhe

Showbiz October 16, 2021 - 09:54

Ylli kosovar i muzikës botërore, Dua Lipa, nuk e ka ndërmend të ndalet dhe sukseset po i shtohen çdo herë e më shumë.

Së fundi 26-vjeçarja i është gëzuar suksesit të këngës së saj të fundit “Cold Heart” që e solli në bashkëpunim me legjendën e muzikës, Elton John.

Kënga e dyshes së njohur është renditur e para në Britani të Madhe, duke lënë pas emra të njohur të muzikës botërore si Ed Sheeran, Nicki Minaj dhe Jesy Nelson.

Për këtë sukses, Dua ka bërë një postim në faqen e saj në “Instagram”, në të cilin u shpreh është një udhëtim magjik ky që po përjeton.

“Numër 1 në Britani – Cold Heart me Elton John. Të ndaj këtë moment me heroin tim muzikor dhe mikun e dashur do të thotë gjithçka për mua !! Çfarë dite dhe udhëtimi magjik ka qenë ky. Faleminderit dhe ju dua”, ka shkruar Dua në postim.

Ndërkohë, kujtojmë që Lipa pak ditë më parë hyri në mesin e 20 këngëtareve më të dëgjuara të shekullit 21 bashkë me artisten tjetër shqiptare, Rita Ora. /Zëri

Image