Rikthehet Adele, thyen rekord me këngën e re

Rikthehet Adele, thyen rekord me këngën e re

Showbiz October 15, 2021 - 10:34

Adele është kthyer me vokalin e saj të fuqishëm që fansat duan. Pasi priti pesë vjet nga kënga e saj e fundit, Adele më në fund publikoi të enjten “Easy on Me”, një baladë që reflekton se si ajo është rritur gjatë viteve.

Videoklipi bardhezi fillon në të njëjtin vend që Adele përfshiu në videon e hitit “Hello”.

Kjo është kënga e parë nga albumi i ardhshëm “30”, i cili do të publikohet më 19 nëntor.

Pritja ia ka vlejtur pasi ndonëse ka vetëm 6 orë që është publikuar, kënga ka arritur më shumë se 11 milionë klikime në “Youtube”.