Bebe Rexha: Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik

Bebe Rexha: Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik

Showbiz October 11, 2021 - 14:46

Dje (10 tetor) është shënuar Dita Botërore e Shëndetit Mendor, që ka në fokus ndërgjegjësimin, vetëdijesimin dhe avokimin kundër stigmës sociale.

Këtë ditë të rëndësishme për shëndetin mendor e ka shënuar edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha.

Ajo, përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në “Instagram”, për fansat e saj ka shpërndarë disa nga thëniet më të rëndësishme në lidhje me shëndetin mendor dhe disa nga shenjat e tij.

“Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor. Këtu janë disa nga postimet e preferuara që kam gjetur në ‘Instagram’. Është e rëndësishme të dini se mund të keni një sëmundje mendore, të keni shëndet të mirë mendor, të mos keni një sëmundje mendore dhe të keni shëndet të dobët mendor. Mos kini turp të kujdeseni për mendjen tuaj. Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik”, ka shkruar Rexha.

Dita Botërore e Shëndetit Mendor u shënua për herë të parë në 1992 me iniciativën e Federatës Botërore për Shëndetin Mendor, një organizatë globale e shëndetit mendor me anëtarë dhe kontakte në më shumë se 150 vende. /Zëri

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)