Pas Angelina Jolie, The Weeknd emërohet Ambasador i Vullnetit të Mirë

Pas Angelina Jolie, The Weeknd emërohet Ambasador i Vullnetit të Mirë

Showbiz October 10, 2021 - 19:29

Këngëtari i njohur, The Weeknd ka ndjekur hapat humanitar të aktores së famshme, Angelina Jolie, duke iu bashkuar Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, si Ambasador i Vullnetit të Mirë.

“Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së, është duke bërë punë urgjente dhe të rëndësishme për të ndryshuar dhe ruajtur jetët në baza ditore dhe unë ndjehem i pasionuar për të adresuar urinë botërore dhe të ndihmojë njerëzit në nevojë”, u shpreh ai në një ceremoni special që është mbajtur të enjten në Los Anxhelos.

31-vjeçari është i njohur për veprimet e tij humanitare dhe së fundmi ka dhënë donacion prej 1 milion dollarësh për Programin e OKB-së për ndihmë në luftimin e urisë në botë.

Lëvizja e The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është, Abel Makkonen Tesfaye, për t’iu bashkuar Programit të OKB-së, vjen pas asaj të aktores 46-vjeçare Angelina Jolie, e cila u bë Ambasadore e Vullnetit të Mirë në vitin 2001 dhe po vazhdon ta mbajë këtë titull, për 11 vite./abcnews.al