Dj shqiptar duet me reperin e njohur amerikan, konfirmohet data e publikimit

Dj shqiptar duet me reperin e njohur amerikan, konfirmohet data e publikimit

Showbiz October 09, 2021 - 22:02

Dj Regard është bërë një emër mjaft i njohur, jo vetëm për publikun shqiptar por dhe atë ndërkombëtar.

Dj Regard emri i vërtetë i të cilit është Dardan Aliu ka marrë famë përtej kufijve falë hiteve të shumta, mes së cilave “Ride it” dhe “Secrets”.

Aliu vazhdon të jetë i angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, dhe madje gjatë verës mbajti një edhe në Kosovë.

Kësaj radhe, projekti i Regard pritet të jetë një këngë që është në bashkëpunim me dy emra të njohur të muzikës.

Ai përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Instagram”, shpërndau një pjesë disa sekondesh të këngës dhe la të kuptohet se kënga është në bashkëpunim me reperin amerikan, Tyga.

Kënga titullohet “Signals” dhe pritet të publikohet me 15 Tetor.

Pjesë e këtij projekti gjithashtu është edhe këngëtari anglez, Kwabs. /Zëri