Dua Lipa thyen rekordin e radhës, shpallet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi  1 miliard klikime në “Spotify

Dua Lipa thyen rekordin e radhës, shpallet artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliard klikime në “Spotify"

Showbiz October 09, 2021 - 17:50

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka thyer rekordin e radhës, ku është shpallur artistja e parë femër që ka pesë këngë me mbi 1 miliard klikime në shërbimin e transmetimit muzikor “Spotify”.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e klasifikimeve zyrtare muzikore “Chart Data” në Twitter.

“Dua Lipa, artistja e parë femër me 5 këngë me mbi 1 miliard transmetime Spotify”, thuhet në njoftim.

Pesë këngët e këngëtares së famshme që kanë mbi 1 miliard klikime në “Spotify” janë: New Rules, One Kiss, IDGAF, Don’t Start Now dhe Levitating. /Zëri