Vdes në moshën 76-vjeçare këngëtarja e njohur, Sarah Dash

Vdes në moshën 76-vjeçare këngëtarja e njohur, Sarah Dash

Showbiz September 21, 2021 - 18:13

Sarah Dash, e njohur më së shumti si këngëtare dhe themeluese e grupi R&B “Labelle” ka vdekur në moshën 76-vjeçare.

Ylli i hitit “Lady Marmalade” vdiq të hënë (20 shtator), ndërsa deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e vdekjes.

Performanca e fundit e Dash ishte të shtunën (18 shtator) kur ajo iu bashkua vokalistës kryesore të grupit, Patti Labelle, gjatë një koncerti në New Jersey, shkruan NME, përcjell Zëri.info.

“Jam zemërthyer dhe e di që shumë njerëz të saj të dashur dhe fansat janë gjithashtu. Por, e di që shpirti i Sarah’s dhe gjithçka që ajo i ka dhënë botës jetojnë. Lutem për kujtimet e saj të na sjellin paqe. Pusho në paqe motra ime e dashur. Të dua përgjithmonë”, ka shkruar Labelle.

Si një artiste solo, Dash lansoi katër albume në studio midis vitit 1978 dhe 1988. Në vitin 2016, Dashit iu dha çmimi për arritje jetësore nga Shoqëria Kombëtare e Muzikës R&B. /Zëri