Mes magjepsjes dhe thjeshtësisë, si u veshën yjet në tapetin e kuq të Emmy Awards?

Mes magjepsjes dhe thjeshtësisë, si u veshën yjet në tapetin e kuq të Emmy Awards?

Showbiz September 20, 2021 - 23:07

Në Los Angeles, dritat u ndezën në një nga tapetet e kuq më të rëndësishëm vjetorë, atë të Emmy Awards. Edicioni i 73 -të i çmimeve kushtuar TV dhe serialeve të mëdhenj, na dhuroi një tapet të kuq, jo të zhurmshëm ose të ekspozuar, por plot pamje elegante dhe të sofistikuara, në stilin e vjetër të Hollivudit, të kundërta me idetë bashkëkohore, ku të famshmit shfaqën modën e tyre.

Ndër nominimet këtë vit ishin disa nga emrat e momentit, si Anya Taylor-Joy dhe Kaley Cuoco, të dy në nuancat e të verdhës përballë Kate Winslet, Gillian Anderson dhe shumë emrave të tjerë, pamjet e tyre po jua sjellim në galerinë e fotove.

Drama e Netflix, për familjen mbretërore britanike The Croën dhe komedia e Apple Tv Ted Lasso, ishin fituesit e mëdhenj të ceremonisë së Emmy Awards. /A2

Image
Image