Rita Ora në kopertinën e Vogue Australia

Rita Ora në kopertinën e Vogue Australia

Showbiz September 19, 2021 - 21:25

Përveç karrierës profesionale duket se edhe jeta private është në momentet më të mira për Rita Orën. Këngëtarja me origjinë shqiptare po përjeton një romancë me producentin 46-vjeçar Taika Uaititi.

Jetën e saj private, ajo e konsideroi në vendin e duhur në një intervistë për revistën “Vogue Australia” ku u shfaq në kopertinën e saj.

Aty 30-vjeçarja tregoi edhe aftësitë e saj në modelin pasi pozoi me disa veshje të konsideruara të çuditshme. Ajo mbante një body rozë me pantallona të zeza dhe kapuç në kokë.

“Unë jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë çështje“, tha Rita duke shtuar se kishte mësuar nga romancat e saj të dështuara në të kaluarën.

Kanë qenë të shumta ceremonitë dhe takimet ku Rita shfaqet me të dashurin e saj duke ndarë momente romantike edhe në rrjetet sociale. Tashmë Rita ndan një pjesë të madhe të kohës në Australi ku është pjesë e jurisë së “The Voice”. /tvklan