Këngëtarja Gresa Behluli, në pritje të fëmijës së saj të parë

Këngëtarja Gresa Behluli, në pritje të fëmijës së saj të parë

Showbiz September 18, 2021 - 21:06

Këngëtarja e njohur shqiptare, Gresa Behluli, do të bëhet nënë për herë të parë.

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Lulzim Ibrahimi, tash e sa kohë përflitej se do të bëhen prindër për herë të parë.

Ndërkohë, emisioni “Prive” në një nga kronikat e përjavshme “E vërtetë, e pavërtetë”, e ka cilësuar si të vërtetë lajmin në fjalë.

Gjinia e foshnjës ende nuk është bërë e ditur.

Këngëtarja ndërkohë ka qenë mjaft e angazhuar këtë verë me interpretime nëpër dasma e ahengje të ndryshme. /Zëri